Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi sot nisjen e menjëhershme të procedurave për t’i rikthyer profesionistëve të lirë 10 milionë euro të cilat iu morën nga kësti i taksës së profesioneve të lira, ligj që u rrëzua pjesërisht nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të qartë në lidhje me taksën ndaj profesioneve të lira, duke e rrëzuar atë.
“Mirëpo edhe pse çështja ishte në Gjykatë dhe po shqyrtohej prej saj, qeveria socialiste vazhdonte të dërgonte njoftime profesionistëve të lirë për të paguar taksën antikushtetuese dhe atyre që guxonin të mos paguanin pasi po prisnin vendimin e Gjykatës, qeveria socialiste i përmendte kërbaçin e ndëshkimit për një taksë të pandershme që më vonë u rrëzua”, shtoi ajo.
Sot, sipas Tabakut, “janë rreth 10 mijë biznese që kanë paguar një taksë që nuk duhej ta paguanin”.
“Buxheti i shtetit ka grumbulluar mbi 10 mln euro të ardhura nga 10 mijë profesionistë të lirë. Qartësisht këto të ardhura janë mbledhur nga një taksë e pandershme dhe antikushtetuese. Qeveria do të duhet që të nisë menjëherë procedurat për t’ia rikthyer këto 10 mln euro shtresës së mesme së cilës i është marrë në kundërshtim me Kushtetutën.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është final, i padiskutueshëm. Qeveria shqiptare ka vetëm detyrën që të zbatojë këtë vendim! Nuk mundet në një shtet të së drejtës, në një demokraci perëndimore të vihen më diskutim vendimet e asnjë gjykate për më tepër asaj kushtetuese”, shtoi ajo.
Tabaku theksoi se 10 milionë euro nuk janë kurrgjë për arkën e shtetit, por janë shumëçka për xhepin e shtresës së mesme që është shtylla kurrizore e vendit tonë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
42.3%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
34.7%
Vota total: 5246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
4 Shtator, 10:26
-
Raporti/ Deputetët më efikasë të Kuvendit, në krye të listës Braçe, Zhupa e Tabaku! Kush janë 6 ligjvënësit ‘memecë’, 0 angazhim në parlament
28 Gusht, 17:51
-
Tabaku: Paketë e plotë ligjore për mbrojtjen e konsumatorit në sektorin bankar
28 Gusht, 13:19
-
Tabaku ngre shqetësimin: Zhvlerësimi i Euros, pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit, prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po penalizohen!
27 Gusht, 10:38
-
Kthimi i tatimit të parapaguar nga profesionet e lira, Kontabilistët: Detyrim për kompensime
8 Gusht, 08:04
-
Tabaku thirrje qeverisë: Profesionistëve të lirë u është marrë një taksë e padrejtë që duhet t’ia riktheni
6 Gusht, 09:37
-
Pas zbardhjes së vendimit të Kushtetueses, ja interpretimet e juristëve për kthimin e parave te profesionistët e lirë që kanë parapaguar tatimin pa qëllim
2 Gusht, 07:46
-
Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun
31 Korrik, 15:20
-
Si mundet që deputetë si Tabaku, Gjekmarkaj, Alizoti, Bushati etj, të votojnë gojëkyçur se ashtu do Doktori
27 Korrik, 11:10
-
Tabaku kritikon Autoritetin e konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët
20 Korrik, 09:59
-
Tabaku debat me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura
19 Korrik, 15:33
-
Korrupsioni, Tabaku: Nuk luftohet me ata që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive
6 Korrik, 11:53