Taekwoondo, tetë medalje në Zvicër për klubin 'Studenti'! 14-vjeçarja Likometi për Report Tv: S'ndalem me kaq, dua Botërorin

Një klub i ri, por “Studenti” në taekwondo shkëlqeu në garat europiane të Zyrihut duke fituar 8 medalje në kategori të ndryshme. Në kampionat morën pjesë 8 shtete përfshirë Francën, Zvicrën, Kosovën, Gjermaninë, Lituaninë, Belgjikën dhe Italinë, por për Shqipërinë shkuan 5 medalje të arta dhe 3 të argjendta. Sidorela Likometa, në kategorinë para të rritur u shpall edhe sportistja më e mirë teknike.

“Konkurentët nuk ishin në nivelin tim. Zhvillova dy ndeshje dhe nuk pashë ndonje vështirësi, pasi isha shumë më lart,”-u shpreh Sidorel Likometa, sportiste.

14-vjeçe të ardhmen e shikon me optimizëm dhe  këmbëngul që medaljet sapo kanë nisur.

“Për momentin synoj Botërorin ku dua të marr një medalje, ndërsa më pas do shohim për objektivat e tjera,”-tha Sidorel Likometa, sportiste.

Trajneri i Likometit, Julian Caca, ndërkohë nuk e ndalur punën për asnjë moment pasi Botërori është afër.

“Ne do jemi pjesë e ekipit kombëtar me Sidorela Likometi, që mban titullin kampione Europe për fëmijë e shpallur në vitin 2019,”-deklaroi Julian Caca, trajner taekwondo.

Në Zvicër sportistët e “Studentit” shumicën e fitoreve i arritën me ‘Point Gap’ dhe ‘Knock Down’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur