Tahiri i përmendi vëllanë, Xhafaj i 'përgjigjet' me SHBA-në: Vendim i gjykatës shkurajues

Dënimi i Saimir Tahirit duket se ka nxjerrë në sipërfaqje edhe 'luftën e ftohtë' mes dy ish-ministrave të Bendshëm të qeverisë Rama. Në seancën e djeshme në gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri e thumboi indirekt Fatmir Xhafajn kur u shpreh se 'Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Një ditë më pas nuk ka vonuar 'përgjigja' e Fatmir Xhafajt që ka zgjedhur që ta dërgojë mesazhin për Saimir Tahirin përmes ambasadës së SHBA-së dhe asaj të Britanisë në Tiranë. Xhafaj ka miratuar reagimet e dy ambasadave, teksa në profilin zyrtar në “Twitter” u ka dhënë “like” (pëlqej). Por cfarë thuhej në deklarata?

Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, por është shkurajues duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat" tha ambasada e SHBA-së, ndërsa e Britanisë theksoi se "Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend". Mesazhet e koduara duket se do të vijojnë, ndoshta nesër pritet përgjigja e Tahirit në orën 11:30

 

Fatmir Xhafaj u ka dhënë like (ka pëlqyer) dy reagimet e SHBA-Britanisë për dënimin e Tahirit

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • zzz: 21/09/2019 10:16

    Gjykatat, prokuroria, ministrat deputetet,drejtoret te gjitha jane nje bajge e madhe e ndare ne 1o,000 pjese, leshojne vetem ere te qelbur dhe kane molepusr gjithe shoqerine shqiptare duhet qilizem e thelle te pastrohet shoqeria shqiptare me e qelbura ne planet

    Përgjigju
  • Populli: 21/09/2019 07:09

    Hajdut kriminel nuk ka drejtesi

    Përgjigju
  • Para Laci: 20/09/2019 22:48

    Po' cfar gjykatash Jane keto, i keni mbajt ne burg fukerejt per leke dritash,ministri kultivim dhe trafikim droge lihet i lire po' a esht nje turp i madh

    Përgjigju
  • Titi: 20/09/2019 21:42

    Njeri m.. e tjetri k..

    Përgjigju