Tahiri:Në dhjetor vrasjet u ulën
me 55%, aksidentet me 38%

Tahiri:Në dhjetor vrasjet u ulën<br />me 55%, aksidentet me 38%
TIRANE- Shifrat e fundit tregojnë për rënie të krimit dhe rritje të besueshmërisë të publikut tek Policia e Shtetit. Këtë e ka deklaruar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një konferencë për shtyp. Ministri Tahiri u ndal tek rezultatet e muajit dhjetor sa i takon luftës së policisë ndaj krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa falenderoi forcat e rendit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të festave të fundivitit.

Tahiri tha se është siguruar numri minimal i aksidenteve gjatë ditëve të festave, falë edhe punës së policisë.
 
Duke u ndalur tek rezultatet e Policisë së Shtetit për muajin dhjetor 2013, Tahiri tha se “Statistika flet me zë për punën e policisë dhe bashkëpunimin e qytetarëve. Janë rezultate shumë të mira dhe na inkurajojnë për atë që presin qytetarët në vazhdim”.
 
“Lufta kundër drogës:
Treguesit për dhjetorin 2013 janë 55 % më të lartë karasuar me dhjetorin 2012, sa i përket veprave penale, dhe 60% sa i përket autorëve të proceduar.
 
Luftës kundër trafiqeve
Treguesit për dhjetorin 2013 janë 167% më të lartë sa i takon veprave penale, dhe 168% më të lartë sa i takon autorëve të proceduar.
Krimi ekonomik dhe korrupsioni
Treguesit për dhjetorin 2013 janë 142% më shumë sa i taon veprave peneale dhe 116 % më shumë autorëve të proceduar.
Krimet kundër personit
Vrasjet janë ulur me 55% krahasur me dhjetorin 2012.
Personat në kërkim të kapur në dhjetor 2013 janë rritur me 29 %.
Sa i takon qarkullimit rrugor, aksidentet në total në dhjetor 2013 janë ulur me 13 %.
Aksidentet me pasojë vdekjen janë ulur me 38%.”, tha Ministri Tahiri duke iu refeuar shifrave prë muajin dhjetor 2013, krahasuar me të njëjtë periudhë të një viti më parë.
 
Ndërkaq, ministri i Brendshëm shprehur vullnetin e institucionit që ai drejton dhe të qeverisë Rama-Meta për të vijuar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe për të rilindur Policinë e Shteitit, duke e kthyer atë në një institucion transparent dhe në funksion të plotë ndaj qytetarëve.

Për këtë qëllim, ministri Tahiri shtoi se po punohet me ndërkombëtarët për përgatitjen e një paketë të plotë të ligjeve për sigurinë publike.

TAHIRI: VIJOJNË HETIMET PËR GRABITJEN NË TEG
Ministri Tahiri i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për grabitjen e argjendarisë në qendrën tregtare “TEG” më 24 dhjetor 2013, nga disa persona të veshur si Babagjyshë. Ministri i Brendshëm tha se çështja është ende nën hetim dhe ndaj nuk mund të jepen shumë detaje lidhur me të. Ndërsa theksoi se është i nevojshëm bashkëpunimi intensiv me publikun.
 
"Çështja e grabitjes me armë në një qendër tregtare po ndiqet intensivisht, hetimet vijojnë. Si vepër penale dhe si çështje, hyn te grupi i çështjeve që kërkojnë vëmendje të theksuar hetimore. Kërkohet bashkëpunim intensiv nga publiku. Nuk mund të jepen detaje për shkak të zhvillimit hetimor. Në raste të tilla dështon një zinxhir i tërë duke filluar me kapacitetin e publikut apo segmentet e veçanta për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, me kapacitetin e shoqërive të ruajtjes fizike, dhe pastaj një sërë pasojash, që vijnë për shkak të delikatesës dhe natyrës së veçantë që kanë këto çështje”, tha ministri Tahiri.

EKSPLOZIVI NË MILOT, TAHIRI: BERISHA TË NA JAPË INFOPRMACION NËSE KA PËR AUTORËT
Vendosja e tritolit në shtyllën e tension të lartë në Milot në 31 dhjetor, sipas ministrit Tahiri është “një akt terrorist me mesazh të qartë”. Ministri i Brendshëm tha se Partia Demokratike duhet të distancohet dhe ta dënojë këtë akt. Ndërsa ka ftuar ish-kryeministrin Sali Berisha “të njoftojë policinë nëse ka informacione të veçanta për autorë të mundshëm”.
 
“Ajo që është konsideruar si akt terrorist nuk është përfshirë në buletin sepse daton me 31 dhjetor. Është një ngjarje goxha e rëndë sepse na kthen në memorie atë që kemi jetuar në vitet 2000-2001 ndërkohë shënon aktin e parë terrorist që mesazhet politike janë të qarta.
 
Është një akt terrorist i mirësynuar dhe i adresuar mirë. Do ftoja të gjithë të distancohen dhe ta dënojnë. Prisja që PD të dilte sot të distancohej dhe ta dënonte. Siç do prisja këtu edhe Sali Berishën të njoftonte policinë nëse ka informacione të veçanta për autorë të mundshëm. Mund t’ju siguroj që nga Policia e Shtetit do të trajtohet si akt terrorist. Janë akte terrorriste që cënojnë sigurinë kombëtare dhe do trajtohen si të tilla”, theksoi ministri Tahiri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi