Kreu i SPAK, Altin Dumani, mirëpriti Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen, Prokurorin Federal, përgjegjës i seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens si dhe një delegacion prokurorësh belgë gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Shqipëri. Mes tyre u diskutua mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me agjencitë ligjzbatuese evropiane, për hetimin e rasteve komplekse që përfshijnë si Shqipërinë, ashtu edhe Belgjikën. Fransen vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me SPAK dhe nënvizoi ruajtjen e këtij standardi komunikimi mes institucioneve duke e vënë theksin në ndarjen e informacionit dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, për të përballuar sfidat që paraqet krimi i organizuar në të dy vendet.
Në takime të veçanta me prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme u diskutuan gjithashtu mekanizmat për përshpejtimin e komunikimit mes dy palëve dhe për qasje proaktive në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, duke rritur efikasitetin në ndihmën e ndërsjelltë juridike. Diskutimet u përqendruan në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm të SPAK në përmbushjen e objektivave të tij duke krijuar një perspektivë pozitive për bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Me këtë nivel të ri angazhimi dhe mbështetjeje nga agjencitë ligjzbatuese evropiane, SPAK po rrit ndjeshëm kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe vendet e Bashkimit Evropian.
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
-
KQZ
83.4%
-
Partitë
9.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3754
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor, 21:19
-
SHBA shpall Altin Dumanin kampionin e luftës kundër korrupsionit! Blinken: Goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm!
9 Dhjetor, 20:02
-
Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese
8 Dhjetor, 07:47
-
SPAK çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë! Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, IKMT do e shembte
7 Dhjetor, 13:48
-
Mero Baze: Përpjekja e Berishës për t’u dukur edhe 'komandant', edhe viktimë e SPAK
7 Dhjetor, 07:11
-
SPAK i sekuestroi telefonin bashkëshortes, Veliaj: Hetimi pasuror i mirëpritur! S'bëj pjesë te kasta e vjetër politike që sulmon drejtësinë me çdo mjet
6 Dhjetor, 20:40
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor, 19:37
-
50 mln euro mashtrim me kriptovalutat, GJKKO dënon me nga 6 vite e 8 muaj burg Irisa Pucan e Adrian Korrikun! Pjesë e grupit të Amant Josifit
6 Dhjetor, 15:59
-
'Është nën patronazhimin e kryeministrit prej dosjeve të tij', Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: E turpshme, pranon të përdoret sa herë i duhen votat Ramës
6 Dhjetor, 15:58
-
Berisha tregon pse braktisi protestën e Metës: Ishim të ftuar, por e organizoi PL, jo koalicioni
6 Dhjetor, 15:10
-
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh në protestën e PL para SPAK
6 Dhjetor, 13:24
-
Militantët e PL protestë para SPAK: Drejtësi me regji! Meta sulm Dumanit nga burgu: Mercenar i Ramës! Braktisen nga Berisha e PD! Pamjet me DRON
6 Dhjetor, 11:42