Takim me 10 maturantët më të mirë, Shahini: Më la mbresë që duan mjekësinë edhe pas pandemisë

Takim me 10 maturantët më të mirë, Shahini: Më la mbresë që duan mjekësinë edhe pas pandemisë

10 maturantët më të mirë nga ky vit me mjaft polemika për shkak të pandemisë janë pritur sot nga ministria e Arsimit Besa Shahini në zyrë. Pas këtij takimi Shahini ka deklaruar se 'i ka lënë mbresë shumë të mirë fakti se shumica donin të studionin mjekësinë dhe se pandemia COVID-19 nuk i kishte frikësuar, por i ka nxitur më tepër të orientohen drejt këtij profesioni human”.

“U gëzova që maturantët të cilët duan të studiojnë jashtë vendit janë të vendosur që pas studimeve të rikthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre”, thekson gjithashtu Shahini, ndërsa nënvizon që ky fakt jep shpresë se e ardhmja do të jetë akoma më e mirë dhe me njerëz të tjerë të denjë për të shërbyer në vend.

Gjatë takimit të zhvilluar me Ministren Shahini, maturantët janë shprehur pozitivisht për reformat e ndërmarra në sistemin arsimor dhe kanë dhënë gjithashtu kritika apo sugjerime për gjërat që duhet përmirësuar më tutje.

“Suksese me zemër të gjithëve në çdo hap tuajin në vijim!”,- mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?