Tirana e dobët për grupet e Europa League, humbet historinë dhe 3 mln euro

Tirana ka humbur mundësinë për të shkruar me gërma të arta historinë në kupat e Europës. Kjo pasi ndeshje e play-off-it të Europa League kundër Young Boys është fituar pastër nga zviceranët, të cilët i mposhtën 3-0 kampionët e Shqipërisë.

Skuadra e Egbos, e cila në rast kualifikimi do të merrte 30 mijë euro për kokë, rezistoi deri në minutën e 42, kur Fassnacht zhbllokoi shifrat me kokë. Pas këtij moment Tirana u duk e dorëzuar dhe në fillimin e pjesës së dytë Nsame dyfishoi shifrat.

12 minuta më pas do të ishte sërish i njëjti lojtar që shënoi golin e tretë për Young Byos. Për ta bërë mision të pamundur ndikoi edhe kartoni i kuq i Torassa-s në minutën e 67, duke e lënë Tiranën me një lojtar më pak.

Përveç shkruarjes së historisë Tirana humbet edhe 3 mln euro që do t’i merrte gjatë ndeshjeve të grupeve në Europa League.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Young Boys shumë i fortë për Tiranën, bardheblutë humbin thellë

Ëndrra europiane e Tiranës është ndalur në ‘play-off-in’ e Europa League. Skuadra kampione e Shqipërisë nuk ka arritur të kualifikohet në grupe pasi Young Boys ishte një kundërshtar mjaft i fortë për ta. 3-0 fituan zviceranët në Bernë.

Ora 21:19
Tirana e pëson në minutat e fundit, e mbyll në disavantazh pjesën e parë

Një gol në minutat e fundit, ekzaktësisht në të 42, ka bërë që Tirana ta mbyllë në disavntazh pjesën e parë me Young Boys. Ai që vendosi 45 minutat e para në favor të zviceranëve ishte Fassnacht, i cili realizoi me kokë.

Tirana do të ketë 45 minuta kohë për të përmbysur shifrat 1-0.

Ora 19:32
Formacionet zyrtare/ Egbo zgjedh 4-2-3-1 për historinë, Young Boys i përgjigjet me dy sulmues

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Young Boys-Tirana, e vlefshme për play-off-in e Europa League. Trajneri i bardhebluve, ekipit që kërkon të shkruajë historinë, Emanuele Egbo, ka zgjedhur ta nisë me formacionin 4-2-3-1.

Në portë do të luajë blerja Bekaj, në mbrojtje: Ismailgeci, Vangjeli, Najdovski dhe Tosevski. Në mesfushë Batha dhe Çelhaka, ndërsa treshen e sulmit e përbëjnë Gomes, Torassa dhe Cobbina-h, ndërkohë në sulm i vetëm do të jetë Ernest Muçi.

Young Bys: Van Ballmos, Hefti, Kamara, Lefort, Garsia, Fasnaht, Sierro, Lustenberger, Ngamaleu, Lina, Nsame.
Trajner: G. Seoane

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Toshevski, Vangjeli, Çelhaka, Batha, Kale, Torassa, Cobbina dhe Muçi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen Gjykatës së Hagës për çështjen e detit, a jeni dakord?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë