Takim me strukturat e LSI-së në Vorë, Kryemadhi: Mos hapja e negociatave është vdekjeprurëse për shqiptarët

Takim me strukturat e LSI-së në Vorë, Kryemadhi: Mos hapja e negociatave është vdekjeprurëse për shqiptarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Bashkinë e Vorës, deklsroi se për hapjen e negociatave duhet dialog politik dhe realizimi i reformave. Duke përmendur edhe mesazhin e komisionerit Hahn, Kryemadhi theksoi se opozita i ka luajtur të gjitha gurët e saj, ndërkohë që mungon dialogu politik.

“Anëtarësimi i Shqipërisë dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian ka një rëndësi të veçantë, por që të arrijmë në këto rezultate, pra për të hapur negociatat, është shumë e rëndësishme që të realizohet dialogu politik. Mos hapja e negociatave është vdekjeprurëse për shqiptarët. Sepse do të thotë që Shqipëria do të izolohet çdo ditë dhe më shumë.

 Faktikisht ne sot shikojmë që ngërçin tonë kryesor, të cilin ne e pamë dhe para disa ditësh në deklaratën e komisionerit Hahn, që nuk e ka më në dorë opozita, sepse opozita i ka bërë të gjitha mundësitë dhe iu ka luajtur të gjithë gurët e saj në lojën politike që sot parashtrohet. Kemi një parlament, në të cilin i hiqet e drejta e fjalës opozitës për të folur, që vetëm në diktaturë bën vaki, nuk bën në demokraci,”- u shpreh ndër të tjera Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit