Rama shtrëngon duart me Presidenten e KE-së, darkë pune për Konferencën e Donatorëve

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është pritur në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Takimi do të shoqërohet nga një darkë pune lidhur me organizimin për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit. Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh sot se pas takimeve që do të zhvillojë në Bruksel, axhenda e tij do të vijojë në selinë e NATO-s në cilësinë e Kryetarit të OSBE ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

"Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut" shkruan kryeministri Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama ishte në Gjermani ku u takua me kancelaren Angela Merkel. Pas takimit me Angela Merkel u shpreh se mori miratimin e kancelares për miratimin e ligjit special kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së.

Ndërkohë sot në Bruksel është mbajtur edhe Samiti për Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli diskutuan lidhur me perspektivën europiane të Ballkanit. Në këtë samit morën pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:39
Rama shtrëngon duart me Presidenten e KE-së, darkë pune për Konferencën e Donatorëve

Kryeministri Edi Rama është pritur mbrëmjen e sotme në një takim në Bruksel nga Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Rama do të ketë një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. "Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen" do të jetë tema e diskutimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dedë: 30/01/2020 18:53

    E bini një dhe e fusni parlament

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale