Takimet misterioze të Ilir Metës në Vlorë, Presidenti në banesën private, pa eskortë e shoqërues

Nga Vlora, Presidenti Ilir Meta mohoi se zhvillonte takime të fshehta, jo protokollare dhe lëvizte natë. Madje ai artikuloi para gazetarëve që të verifikonin çdo takim të zhvilluar me banorët.

Referuar kësaj deklarate, Gazeta TemA publikuar  një tjetër video të tij, në Vlorë. Një vizitë në pamje e pazakonte dhe misterioze e Presidentit Meta në një banesë private.

Nga sa shohim ne këtë pamje kemi të bëjmë vilë disa kate nga e cila shohim të zbresë presidenti. Meta në këtë takim, ka qenë vetëm dhe nuk shoqërohej nga asnjë bashkëpunëtor, shoqërues madje nuk ka as eskortën me të cilën ai shoqërohet nga garda e republikës.

Pas daljes nga shtëpia, edhe pse nuk ka asnjë banor , ai ka përshëndetur me dorë, ndoshta duke menduar se përballë ka pasur mbështetës së tij dhe jo një gazetar të Gazetës Tema sikurse publikon vetë media.  Me shumë mundësi kjo vizitë ka qenë ekstremisht private, pasi rrugica ka qenë bosh dhe nuk kanë qenë as makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, me përjashtim të asaj që e transportoi në këtë lagje.

Por edhe më herët janë publikuar të tjera pamje të takimeve të Presidentit Meta, si ajo në Vranisht të Vlorës, ku shfaqet në një drekë me praninë e 30 personave duke konsumuar pije alkoolike dhe ushqimit të bollshëm, në shkelje të masave dhe protokolleve anticovid.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/02/2021 16:13

    Ilir Meta nje bajge qe e shkelin cdo dite shqiptaret.

    Përgjigju
  • Like Derziu: 23/02/2021 16:04

    Like-Baftjari apo Baftjar-Like jane te dy binom i pijanecit Folkloriko-Politik qe ka qene gjithe kohen i nivelit te batakciut te rrufjanit dhe i mejhanexhiut ordiner ... Te qenit nivel ordiner mejhanesh e paraqet si modelin e njeriut te thjeshte dhe qe qane haqllet duke pire raki dhe duke u damllosur dhe gjithe hajdutet, ordineret dhe njerezit pa din e iman te ketij vendi ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë