Basha në Slloveni dhe Kroaci para zgjedhjeve, Rama i kujton foton 20 mijë dollarëshe: Pasi takoi Trump në 2017 fitoi, më 25 prill do fitojë edhe më thellë

Basha në Slloveni dhe Kroaci para zgjedhjeve, Rama i kujton foton 20 mijë dollarëshe: Pasi takoi Trump në 2017 fitoi, më 25 prill do fitojë edhe më thellë

Lulzim Basha dhe Donald Trump

Vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në Slloveni dhe Kroaci, kryeministri Edi Rama e ka ironizuar duke e krahasuar me foton e “famshme” që kryedemokrati bëri para zgjedhjeve të 2017 me Donald Trump, foto e cila atëherë u aludua se bëri 20 mijë dollarë.

Rama ka shpërndarë postimin e Edvin Kullurit, ish anëtari Kombëtar i PD, i cili ka ironizuar takimin e Bashës me kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë duke thënë se tani që i takoi e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa fitoi pasi takoi Trump në 2017.

“Pasi takoi Trump ne 2017, Basha i fitoi zgjedhjet me sukses! Tani qe takoi KM e Sllovenise dhe Kroacise, fitorja ne 25 prill do jete akoma me e thelle”, shkruan Kulluri, postimi i të cilit është shpërndarë më pas dhe nga Rama.

Krahas postimit të Kullurit Rama shkruan: “Ky Edvini s'është ai i PS, po është i PD”. Basha në 2017 bleu një biletë për të hyrë në një mbrëmje ku ishte Donald Trump dhe çmimi i një bilete për të hyrë në atë event ishte 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku uleshe).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cangu: 19/02/2021 18:22

    Cfare hipokriti,.4 vite i sherbeu Trumpit kunder Kurtit dhe tani ben dhine e zgjebosur

    Përgjigju
    • Toni: 19/02/2021 20:25

      O “Cangu” o gjë e trashë,Rama ishte ai që foli i pari kundër Trumpit dhe ca idiota si puna jote iu hodhët në fyt! Pastaj o trupeshk,Kurti ishte kryeministër 40 ditë jo katër vjet dhe nuk ishte Rama kundër Kurtit por ky i fundit filloi të bënte politikë në Shqipëri duke mbrojtur zaptuesit e pronave tek Astiri! Fundi i fundit nëse Shqipëria është atdheu mëmë i Kosovës,Kurti mos të sillet sikur ta ketë njerkë!

  • veni: 19/02/2021 16:15

    na e rrofsh bashke me kullurin o kulluf

    Përgjigju
    • Toni: 19/02/2021 20:28

      O “veni” mos u bëj kaq i neveritshëm,apo këtë edukatë të ka dhënë familja(Shqup-i)?!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa