Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është takuar me një pjesë të sportistëve të rinj medalistë, në ambientet e Qendrës së re Olimpike “Tirana Olympic Park”.
Ministrja ka zhvilluar një bashkëbisedim me sportistët për të diskutuar mbi çështje me interes për zhvillimin e sportit dhe kushteve të sportistëve, për të parë më nga afër hapësirat ku nevojitet përmirësim, për t’u garantuar të gjithë sportistëve një të ardhme të mirë këtu në vendin tonë.
“Sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë në përfaqësimin e Shqipërisë në kudo në botë. Ndaj në takimin me disa prej sportistëve të rinj shpreha mbështetjen time personale dhe institucionale për sportin në përgjithësi dhe për të rinjtë si ta në veçanti, pasi ata janë e ardhmja e sportit elitar shqiptar” – shprehet ministrja Kushi.
Ajo ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme të dëgjohen jo vetëm sukseset e tyre, por edhe vështirësitë dhe sfidat e përditshme, në mënyrë që të përmirësohet puna e përbashkët për zhvillimin e sportit në vendin tonë.
“Zgjodhëm jo rastësisht Qendrën Olimpike “Tirana Olympic Park” si një investim shumë i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare, me standardet më të mira, në shërbim të plotë të talenteve të rinj,” - është shprehur Kushi.
Edhe në ndryshimet ligjore tashmë mbështetja ndaj sportistëve të rinj është e pasqyruar. Tashmë për ta janë përcaktuar edhe kriteret, dhe mënyra e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, dhe trajnerëve të tyre.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2290
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit
19 Prill, 21:25
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion
19 Prill, 17:51
-
Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'
19 Prill, 16:45
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën
19 Prill, 13:47
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill, 11:32
-
Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë
19 Prill, 11:26
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë
18 Prill, 21:27
-
Me telefon dhe pa rrip sigurie tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 4 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë (Video)
18 Prill, 16:12
-
I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)
18 Prill, 15:34