Oliver Varhelyi: Takimi në Bruksel me liderët e rajonit është një hap përpara që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky vit duhet të jetë viti i Ballkanit Perëndimore qoftë në proceset integruese të tij, ashtu edhe në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare apo dialogun Serbi -Kosovës. Këto deklarata Varhelyi i bëri pas darkës së punës që zhvilloi së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Varhelyi tha se të gjithë vendet duhet të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe arritjen e synimeve të tyre për në BE.

"Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, kemi shumë për të punuar dhe për të arritur së bashku, dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë qoftë për marrëdhëniet bilaterale, qoftë për dialogun Serbi-Kosovë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.  Përshpejtim i procesit për ato vende që i kanë hapur tashmë negociatat dhe aplikimin e  metodologjisë së re. Ne kemi në dorë të gjithë letrat e duhura dhe duhet t'i përdorim ato në formën e duhur që këtë vit ta shpallim vitin e Ballkanit Perëndimor", tha Varhelyi.

I pranishmë në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku takimi shërbeu për të  diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së. Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës Kurti shkon në Bruksel, prej kur ka marrë mandatin në krye të qeverisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave