Takimi në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë ndihmën për Ukrainën dhe masat ndaj Iranit

Takimi në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë ndihmën për Ukrainën dhe masat ndaj Iranit

Ushtar ukrainas me sistem anti-raketor

Në Luksemburg ministrat e jashtëm të BE-së po diskutojnë në një takim për mbështetjen ndaj Ukrainës, pas miratimit të paketës së ndihmës prej gati 61 miliardë dollarësh nga ligjvënësit amerikanë, si dhe sanksionet kundër Iranit për shkak të sulmit te tij ndaj Izraelit dhe armatosjen e Rusisë.

Ministrja e re e Jashtme e Letonisë, Baiba Braže, tha se ishte e rëndësishme që vendet e BE-së të mos ndihen të vetëkënaqura tani që SHBA-ja miratoi paketën e ndihmës të vonuar prej kohësh. Braze theksoi se aleatët evropianë duhet të jenë të bashkuar jo vetëm në ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës ushtarake për Ukrainën, por edhe në përsëritjen se vetë stabiliteti global varet nga mbështetja afatgjatë për Kievin.

Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve për mbështetje me më shumë municione dhe armatime, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërsa vija e parë është nën presion të madh ushtarak rus. Ministri i jashtëm Ukrainas Dmitry Kuleba tha se duhet të parandalojmë skenarët më të këqinj nëse reagojmë së bashku dhe pa frikë.

“Kemi nevojë për vendime konkrete dhe kurajoze për të furnizuar Ukrainën me armatime të ndryshme, përfshirë sistemin patriot. Sot që jeni të gjithë në takim, është momenti të reagojmë, jo të diskutojmë” tha Kuleba në një lidhje me këshillin për punët e jashtme dhe të mbrojtes të BE. Pjesë e diskutimit është edhe paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndërkaq presidenti i Polonisë Andrzej Duda deklroi se vendi i tij është gati të presë në territorin e saj armë nëse aleatët vendosin për të forcuar sigurinë e krahut lindor të NATO-s. Por i ministri i jshtëm rus Sergej Lavrov në një reagim tha se vendet me armë bërthamore rrezikojnë konfrontim të drejtpërdrejtë".

Perëndimi e gjen veten në prag të një përplasjeje ushtarake mes fuqive bërthamore të mbushura me pasoja katastrofike” tha Lavrov. Sipas tij i rrezikshëm është fakti që vendet perëndimore që zotërojnë armë bërthamore SHBA, Britania, dhe Franca janë ndër sponsorët kryesorë të Ukrainës, ç’ka sjell rreziqe serioze strategjike që rrisin nivelin e rrezikut bërthamor, shtoi ministri.

Lavrov gjithashtu vuri në dukje se bota po përjeton "një krizë" të kontrollit të armëve, çarmatimit dhe mospërhapjes bërthamore, për shkak të një "degradimi të thellë të paprecedentë në fushën e sigurisë ndërkombëtare". Sa i takon sanksioneve të reja ndëshkuese ndaj Iranit për sulmin ndaj Izraelit, synohet, theksi vihet tek mbështetja që i ka bërë Rusisë në luftën ndaj ukrainës, duke e furnizuar me dronë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv