Takimi për programin IPARD, 22 milionë euro do të investohen për bujqësinë e zhvillimin rural në Shqipëri

Takimi për programin IPARD, 22 milionë euro do të investohen për bujqësinë e zhvillimin rural në Shqipëri

Rreth 22 milionë euro do të investohen në sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në Shqipëri përmes dhjetrave kontrata të lidhura deri më tani në kuadër të programit IPARD. Sipas ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, për një vend si Shqipëria që përgjithësisht ka problemeve me përthithjen e fondeve të donatorëve ky është një lajm mjaftë i mirë.

Deklaratat ai i bëri gjatë takimit të pestë të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD, takim i zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Unë jam optimist që ne do të arrijmë të kapim të gjithë afatet përsa i përket mobilizimi të fondeve të kësaj skeme dhe nuk do të djegim asnjë fond që vjen nga Brukseli. Dua që të gjithë të kuptojnë se megjithë vështirësitë që ka përgjithësisht Shqipëria për thithjen e fondeve që vijnë nga donatorët, në këtë rast ne jemi një histori suksesi. Kjo nuk është për të na vënë në gjumë, por për të na mbajtur zgjuar. Sepse shuma që duhet të shpenzojmë vitin tjetër duhet të jetë dyfish sa shuma e këtij viti”, tha ministri Çuçi.

Të pranishëm në takim ishin edhe Marius Lasdinis, drejtuesi i programit IPARD; Mario Mariani, drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Tiranë; si dhe Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Programi IPARD, synon  të rrisim sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore. Aplikimet për thirrjen e dytë të programit IPARD u hapën më 30 tetor të këtij viti dhe do të mbyllen më datë 16 dhjetor 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës