Takimi simbolik i Mimoza Ahmetit me Nexhmije Hoxhën (VIDEO)

Shkrimtarja edhe poetja Mimoza Ahmeti përmes një videomesazhi për Qendrën Kombëtare të Librit, rikthehen edhe një herë në vëmendje një poezi të shkruar prej saj para viteve ‘90, që u bë shkas që Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha aludonte, se i dedikohej asaj. Ajo rrëfen se si është e vërteta, por edhe se si për vite të tëra e përndiqte kritiku estet, i cili kërkonte që të shkruante për të një libër.

“Tjetri"

Mimoza Ahmeti

Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë.

Ajo ishte një grua, "Diktatorja", që unë nuk e takova asnjëherë.

Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja "hiena me sy të kaltereme". Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime!

Gruaja "Diktatore" kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të.

Kur "Diktatoren" e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua. Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur.

Unë nuk mund t'i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim.

Kritiku estet më ndiqte.

Vazhdoja t'i ikja, derisa ndërroi jetë.

Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe "Diktatorja".

Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike.

Nexhmije Hoxha dhe Mimoza Ahmeti

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashnori me sy blue: 30/04/2020 10:17

    Na ke lene ne merak. I dashtuni si perfundoi? Po kritiku estet? Ndoshta poezia i shkurtoi jeten diktatures?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar