'Ngërçi në Kushtetuese'/ Basha, Kryemadhi dhe aleatët takojnë të martën Metën në presidencë, në tryezë edhe Soros

'Ngërçi në Kushtetuese'/ Basha, Kryemadhi dhe aleatët takojnë të martën Metën në presidencë, në tryezë edhe Soros

TIRANE-Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike. Burime për gazetarin Elis Memelli bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet këtë të martë në orën 09:00 në presidencë.

Ftesa e Metes u ka mbërritur zyrtarisht, PD dhe aleatëve të saj, dhe është pranuar nga opozita jo parlamentare.

Presidenti Ilir Meta kërkonte që takimi të mbahej para datës 20 nëntor. Ndërkohë në takim, Meta ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros).

Po ashtu Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për atë që ai e quan si situatë të rëndë të funksionimit të shtetit ligjor.

Presidenti Ilir Meta tre ditë më parë akuzoi opozitën joparlamentare se ka treguar me vepra të jetë më pranë qeverisë sesa Presidentit, por dje i dërgoi ftesë Bashës, bashkëshortes së tij Kryemadhi dhe aleatëve (përfshi Lëvizjen Legaliteti) për t'u takuar sa më shpejt para 20 nëntorit për të zgjidhur krizën me Gjykatën Kushtetuese.

Teksa më herët këto ditë, tha se nuk është i vetëm dhe mbështetje ka popullin me të cilin do të fliste shumë shpejt (por i ofroi të merrte armët), Meta duket i tërhequr dhe sytë i ka hedhur nga opozita jashtë parlamentit. Nesër Presidenti ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, lidhur me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 18/11/2019 08:53

    MBLEDHJA I GJOJA OPOZ8TES ME PRESIDENTIN ME DUKET KREJT PA VLERE,,,SEPSE VETE PJESMARRESIT JANE TE PA VLERE NE SYTE E POPULLIT,,,KETA KUNGUJ JANE SI PUNA E ATYRE BATERIVE TE SHKARIKUARA QE I NXJERR NE DIELL ME SHPRESE SE DO KARIKOHEN,,,,KETA PLEHRA E KANE PERFUNDUAR CIKLIN E TYRE,,,DHE STACUONI I FUNDIT I TYRE ESHRE STACIONI I BURGUT ......

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 17/11/2019 17:50

    A Mona e more ne qafe burrin e ke lene thate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri