'Takoi fëmijët dhe u var', banorët e Petro Ninit tentojnë vetëflijimin: Vendimi për prishjen e shtëpive, i padrejtë

Nga vendimi për prishjet e shtëpive, te hyrja me forcë e fadromave, e deri te tentativa për vetëflijim. Familjet Dervishi dhe Llapaj ndodhen përballë vendimit të gjykatës për shpronësimin e banesës së tyre dhe ligjit që dikur i ka bërë pronarë.

Përballë të tilla udhëkryqeve, njëri prej familjarëve të familjes Dervishi mbrëmjen e djeshme ka tentuar vetëvrasjen.

Burri takoi fëmijët dhe më tha se po dal pak. U vonua nja 20 minuta dhe thashë që të dal dhe ta shoh njëherë se nga vajti. Veç kur dola dhe e pashë burrin me litar në qafë. Në oborr hyri një burrë, i preu litarin. Mirë që erdhën fqinjët e morën. U tmerruan. Ne duam ndihmë nga shteti.

Fatime Dervishi, banore

Por, banorët thonë se nuk do të ndalen. Ata kërkojnë që entet ligjzbatuese, por dhe kryeministri Rama të shohin dokumentat e pronësisë.

I lutem kryeministrit, prokurorisë dhe avokaturës së shtetit të shohë këto dokumenta, këtë vendim gjykate që na ka penalizuar.

Luan Llapaj, banor

Banorëve të familjes Dervishi dhe Llapaj iu është lënë dhe 7 ditë afat për lirimin e shtëpive të tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • banori hershem gimi: 13/10/2018 18:14

    shtepi pa leje por qe dhe nje kat e ka shtuar pa leje problemi aty eshte qe ato tre familje qe jetojne aty po grinden se kujt kompanie do ja japin ndertimin dhe ju te media para se te shkruani verifikoni vertetesine fillimisht aty eshte parkim , lavazh , shitje tregu dhe te gjitha pa leje

    Përgjigju
  • Ggg: 13/10/2018 17:32

    Mos vrisni veten o njerez, vrisni ata qe japin vendime te padrejta per te marre leke padrejtesisht.... Nqs vrisni keta gjykates te ndyre dhe jo veten edhe para Zotit edhe para popullit jeni ne rregull...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit