Taksa e infrastrukturës do shtrenjtojë banesat në vijën e parë në Vlorë! Ndërtuesi: Shtresa e mesme s’blen dot shtëpi në Lungomare

Apartamentet e reja në qytetin e Vlorës do të jenë më të kushtueshme, kjo për shkak të rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë që prej datës 1 janar 2024.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në qendër, në Transballkanike, tek bulevardi “Ismail Qemali” dhe në Lungomare që janë në vijën e parë do të jetë 6%, nga 4% që ishte deri në vitin 2023. Ndërsa nga zona e Skelës deri në zonën e Tunelit taksa do jetë 8%.

“Ajo që ne duam të theksojmë është se ishte një rritje pak e nxituar, dhe jo në momentin e duhur. Duhej të paktën të lihej edhe në vit kohë dhe më pas të rritej pasi ndikon direkt në çmimin e banesave”, pohon ndërtuesit Arben Breshani.

Ndërtuesi ndërtuesit Arben Breshani propozon që të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë hapësirat e përbashkëta, një mënyrë kjo që shmang shtrenjtimin e madh të banesave.

“Sivjet u rrit në zonat që ka qenë 6% vajti 8% sepse janë zona elitare, por në zonat e tjera që shkoi nga 4 në 6% ne donim që të ishte më e ngushtë, të hiqnim rrugën Transballkanike dhe disa të tjera. Por 4% u la vetëm për qytetin. Ne kemi dëshirë që të realizohet nga ana e Bashkisë është që për sipërfaqet e përbashkëta të mos tatohen me këtë taksë të ndikimit në infrastrukturë pasi kapin një vlerë deri në 20%, që mund ta zbusin këtë taksë të infrastrukturës”, pohon ndërtuesi.

Breshani thotë se me çmimet aktuale, Lungomarja bëhet e papërballueshme për shtresën e mesme.

“Një apartament në zonën e Lungomares nuk e arrin dot një familje me të ardhura të mesme, kurse në zonat e tjera çmimet kapin shifrën 800 deri në 1000 euro”, pohon ai.

Vlora në vitet e fundit është përfshirë nga vala e shtrenjtimit të apartamenteve, kjo edhe për shkak të turizmit, dhe interesit të lartë të shtetasve të huaj për të blerë prona në bregdet. Sipas agjencive imobiliare të qytetit të Vlorës, sot apartamentet e reja kanë arritur në vlerën 2800 euro për metër katror në Lungomare dhe zonën përreth Bulevardit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasan hutra: 30/01/2024 03:12

    po ku shtrenjtohen banesat ne tym te barutit e te larjeve hesapesh qe vriten si lepujt njerëzit aty te largohesh nje ore e ma para ... qytetet me te kulturuara ne shqiperi esht Gjirokastra..kuksi ..korca

    Përgjigju
  • Bim: 28/01/2024 13:45

    Ne cile vend te botes shtresa e mesme blen shtepi ne zonat me te kerkuara te vendit

    Përgjigju
  • Mostilo: 28/01/2024 13:43

    Mos u shqetëso se nuk i blen dot. Por për kush i ka që nuk i mban dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat