Elbasan/ Taksisti tenton ta marrë pa dëshirë, fëmija i bën 'gjëmën'! Dëshmia në polici: E ngatërrova me nipin e gruas

Elbasan/ Taksisti tenton ta marrë pa dëshirë, fëmija i bën 'gjëmën'! Dëshmia në polici: E ngatërrova me nipin e gruas

ELBASAN- Një tentativë rrëmbimi ka ndodhur në Elbasan ku një taksist është denoncuar së ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën të ditur se kanë qenë familjarët e fëmijës të cilët kanë njoftuar policinë, ku këta të fundit kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e taksistit, Sami Meta 55-vjeç drejt komisariatit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit '1Maji', ndërsa 55-vjeçari taksist nga Bradasheshi, me targat e makinës AA 993 AF, raportohet se prej vitesh punonte në këtë profesion në Elbasan.

Fillimisht ai nuk ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se i kishte rënë borisë dhe e kishte marrë si pasagjerë fëmijën, por prindërit pretendojnë ndryshe. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se taksisti e ka parë djalin në trotuar dhe i ka kërkuar që ta hipi në taksi duke i thënë se do ta çonte në shtëpi. Djali ka refuzuar duke mos e njohur taksistin dhe i ka bërë një foto makinës dhe më pas ia ka nisur babit të tij. Pas kësaj familjarët e fëmijës kanë bërë denoncimin dhe policia ndërhyri duke kapur në flagrancë taksistin.

Ndërkohë vetë taksisti në polici ka thënë se fëmija i kishte ngjarë me nipin e gruas prandaj kishte tentuar ta merrte në makinë. Policia dhe grupi hetimor kanë bërë krahasimin e fëmijës me nipin e gruas së taksistit dhe ka rezultuar që në të vërtetë kishin ngjashmëri me njëri tjetrin.  Në prani të psikologes fëmija është pyetur së bashku me prindërit nëse është prekur apo është marrë me dhunë nga taksisti. Ai e ka mohuar një gjë të tillë duke i qëndruar versionit se ka refuzuar që të hipi në taksinë që i kishte bërë edhe foto.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor së bashku me Prokurorin e çështjes po punojnë me sqarimin e plotë të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qafir: 17/09/2019 21:36

    Shtrydheni qenin te flasi. Zbulojeni per cfare e donte femijen. Hiqjani te dtejten si prind ashtu sic donte tia hiqte prinderve te femijes qe rrembeu. Katil burre koti

    Përgjigju
    • ska: 18/09/2019 16:27

      Kur nuk i njeh njerezit mos fol cop injoranti Ka mbi 20 vjet qe punon taksi dhe deri me sot eshte i pari qe e denoncon

    • Filan fisteku: 18/09/2019 12:48

      O cop o injorante pse.flet kot. Ky taksiste eshte zotri burre qe ka.20 vjet qe punon taksist ne elbasan.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja