Talibanët pretendojnë se dronët e SHBA-së po përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit

Talibanët pretendojnë se dronët e SHBA-së po përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit

Mullah Mohammad Yaqoob, ministër i Mbrojtjes së talibanëve.

Ministria e Mbrojtjes së talibanëve ka pretenduar se Pakistani ka lejuar që dronët amerikanë të përdorin hapësirën e tij ajrore për të pasur qasje në Afganistan. Kjo akuzë së fundmi është mohuar nga Pakistani, pas sulme ajrore amerikane në Kabul.

Mullah Mohammad Yaqoob u tha gazetarëve gjatë një konference për media në Kabul më 28 gusht, se dronët amerikanë kanë hyrë në Afganistan përmes Pakistanit.

“Sipas informacioneve tona, dronët po hyjnë përmes Pakistanit në Afganistan. Ata përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit. Ne kërkojmë nga Pakistani që të mos përdorë hapësirën e tij ajrore kundër nesh”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit nuk ka reaguar menjëherë për Reuters lidhur me këto akuza.

Autoritetet pakistaneze kanë mohuar përfshirjen ose që kishin njohuri për me dron që Shtetet e Bashkuara thanë se kanë kryer në Kabul në korrik, sulm në të cilin u vra lideri i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

Komentet e Yaqoob vijnë teksa talibanët afganë po ndërmjetësojnë bisedimet midis Pakistanit dhe grupit militant të talibanëve pakistanezë. Afganistani po ashtu varet shumë nga tregtia me Pakistanin.

Talibanët kanë thënë se po hetojnë sulmin ajror të korrikut dhe kanë thënë se nuk e kanë gjetur trupin e liderit të Al-Kaidës./REL

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh