Tamponët për COVID do të kryhen edhe në QSUT

Foto ilustruese

TIRANE-Një laborator i dytë do të nisë të kryejë tamponët që konfirmojnë nëse je i prekur apo jo nga covid. Pas Laboratorit të Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi ku kryheshin testet për covid, ky shërbim do të ofrohet dhe në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT.

Lajmi u paralajmërua pak ditë më parë në Report Tv nga zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, që pezulloi kështu kërkesën e ISHP-së që i hapte rrugë testeve në spitale private. Ata që do të përfitojnë do të jenë pacientët që marrin shërbim në QSUT, për t'u siguruar që pasi lënë spitalin nuk janë infektuar.

Pak ditë më parë, një 80 vjecar nga Saranda iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT,  dhe më pas u dërgua në Sarandë. Duke pasur parasysh kthimin e QSUT-së në vatër Infeksioni, në spitalin Sarandë i është bërë tamponi ku dhe ka rezultuar pozitiv.

Pak kohë më pas pacienti ndërroi jetë. Kujtojmë se QSUT u kthye në një vatër të përhapjes së koronavirusit, ku u infektuan 6 shërbime.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se pandemia COVID-19 ka ndikuar në rritjen e çmimeve nëpër zonat turistike në vend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Denoncimi i Baçit: 1500 mësues në Fier pa paga se administrata ka shkuar me pushime