1.5 kg kokainë në kroskotin e makinës, arrestohen babë e bir në Tapizë! Pranga dhe shokut të tyre (EMRI)

1.5 kg kokainë në kroskotin e makinës, arrestohen babë e bir në Tapizë! Pranga dhe shokut të tyre (EMRI)

Kokaina e sekuestruar

TIRANË- Babë e bir dhe një person i tretë kanë rënë në pranga pasi po transportonin 1.3 kg kokainë. Si rezultat i operacionit të koduar “Tapiza”,  iu vunë prangat Leonard dhe Latif Lozi, babë e bir, si edhe Akil Bunaj. Kokaina ishte fshehur në korskotin e makinës tip “Volksëagen” i cili drejtohet nga 28-vjeçari Leonard Lozi.

Uniformat blu kanë pasi inoformacion se tre personat e arrestuar po transportonin sasinë e kokainës, e për pasojë “iu bë prit” në aksin rrugor Tapizë - Fushë Krujë, ku pas kontrollit iu gjet dhe sasia e kokainës.

Tre persona kanë qenë të dënuar më parë. Më konkretisht, Akil Bunaj i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e ndërsa 28-vjeçari Leonard Lozi për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve

Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve