Tashmë mungon vetëm firma, Achraf Hakimi zbarkon në Milano për t'u bashkuar me Interin

Tashmë mungon vetëm firma, Achraf Hakimi zbarkon në Milano për t'u bashkuar me Interin

Për Achraf Hakimin ishin të interesuar shumë skuadra, ndër të cilët Bayern Mynchen dhe Manchester City-n, por sot marokeni ka zbarkuar në Milano për të kryer vizitat mjekësore me zikaltërit e Interit, të cilët pa lëshuar asnjë zë kanë arritur të sigurojnë një lojtar me të dhëna shumë të mira.

Për 23-vjeçarin zikaltërit i kanë paguar 40 mln euro Real Madridit, që ka edhe pronësinë e lojtarit, ndërkohë që 5 të tjera do të jenë në formë bonusesh. Për Hakimin do të jetë një kontratë 5-vjeçare me 5 mln euro në sezon.

Menjeherë pas vizitave Hakimi do të hedhë të zezën mbi të bardhë, ndërkohë që te Interi priten edhe transferta të tjera me bujë këtë sezon, si pjesë e projektit të klubit për të afruar sa më shumë në elitën e futbollit italian dhe jo vetëm.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale