Task-forca anti-Covid 1500 inspektime në terren, vendosen vetëm 4 masa administrative

Task-forca anti-Covid 1500 inspektime në terren, vendosen vetëm 4 masa administrative

Në një kohë që qytetarët kanë neglizhuar masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur vetëm 4 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1500 inspektime dhe monitorime sipas ministrisë, ndërsa janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe 1 vendim për pezullim aktiviteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë ka ftuar të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës, higjenën dhe distancimin social.

"AntiCovid kanë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. Janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë: 3 masa administrative me gjobë; 1 vendim për pezullim aktiviteti. Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00", shkruan Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj zyrtare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion