Taulant Balla: Është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit, domosdoshmëri ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër

Taulant Balla: Është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit, domosdoshmëri ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër

Foto nga qyteti i Elbasanit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri sot me dije  se është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit. Lajmin Balla e dha nëpërmjet një postimi në Facebook, por nuk bën me dije emrin e kompanisë që do të ndërmerret me projektimin e këtij aksi.

Sipas Ballës, është domosdoshmëri ndërtimi sa më shpejt i këtij Bypass-i, ndërsa thekson se qeveria tashmë duhet të fillojë nga procedurat. Ai thekson se ky aks do të lehtësojë trafikun në qytetin e Elbasanit.

Bypass-i i Elbasanit përfshin edhe zgjerimin e rrugës Elbasan-Qukës.

“Ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër i Bypass-i të Elbasanit është i domosdoshëm dhe nevojë imediate për lehtësimin e trafikut në qytetin e Elbasanit dhe për këdo që kalon në këtë pikë kyçe. Të mos harrojmë se sot unaza e Elbasanit deri në Kryqëzimin e Bradasheshit janë pjesë e Korridorit 8, me një trafik kombëtar dhe ndërkombëtar tejet të ngarkuar. Me përfundimin e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës, tashmë Qeveria duhet të fillojë procedurat për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit. Falë planifikimit në kohë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është kontraktuar kompania projektuese e këtij aksi shumë të rëndësishëm që përfshin edhe zgjerimin e rrugës Elbasan-Qukës”, thotë Balla.

Bypass-i i Elbasanit është një projekt që do të largojë të gjitha mjetet e rënda nga qyteti dhe pritet t’i japë aksit nacional Tiranë – Durrës – Elbasan një koncept të ri të zhvillimit të integruar urban dhe rural. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reni: 22/07/2021 20:06

    Po ndodh gjithmon kjo keni dhe ju gazetar te till ose esht krye gazetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës