Tavë kosi Elbasani nga zonja Vjollca

Tavë kosi Elbasani

Përbërësit:

4-6 racione mish ( dashi ose qingji)

2 lugë gjelle gjalp

2-3 vezë

5 gota kos

2 lugë gjelle miell

1 1/2  lugë gjelle oriz ( gjysmë të zierë)

kripë

1/2  lugë kafe piper të kuq

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë mishin dhe vendosim copat në tepsi ( kur kemi mish qingji). Vendosim në tepsi pak gjalp dhe mbi copat e mishin po ashtu nga një copë gjalp dhe shtojmë në të pak ujë. E vendosim në furrë derisa mishi të piqet, por jo të thahet në tavë, duhet të mbetet pak lëng. Nëse do  të gatuajmë me mish dashi fillimisht do ti japim një zierje. Në një tenxhere me pak gjalp kaurdisim miellin, por jo ti japim ngjyrë. Shtojmë lëngun e mishit ( 1 1/2  gotë uji) e lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të na formohet një salcë e trashë. E largojmë nga zjarri, e lëmë ti bjerë pak temperaturë dhe më pas shtojmë kosin, vezët e pëziera, kripën dhe I trazojmë bashkë. Në tavë hidhet orizi gjysmë I zier, vendosim copat e mishit dhe shtojmë mbi të kremin e përgatitur me miell dhe kos, vendosim disa copa të vogla gjalpi, pak piper të kuq,e spërkasim lehtë dhe  evendosim në furrë në temperaturë 18 gradë Celsius.  

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon