Rrëmbyen grekun e i morën 1.3 mln euro në 2011/ 3 'të fortëve' në Fier u konfiskohen 4 apartamente dhe makinë 200 mijë euroshe (EMRAT)

Rrëmbyen grekun e i morën 1.3 mln euro në 2011/ 3 'të fortëve' në Fier u konfiskohen 4 apartamente dhe makinë 200 mijë euroshe (EMRAT)

Foto ilustruese

FIER- 4 apartamente dhe një makinë që kushton rreth 200 mijë euro u është konfiskuar, 3 "të fortëve" në qytetin e Fierit, pasi informacioneve që kjo pasuri është siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Report TV mëson se kjo pasuri u përket Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj dhe Mariglen Hamataj.

3 apartamentet janë në qytetin e Durrësit, në lagjen 13. Më konkretisht 1 apartament ka në pronësi Çerciz Agallija, 2 Klodjan Lamaj dhe 29-vjeçari Mariglen Hamataj përveç apartamentit në po të njëjtën lagje me shokët e tij, ka edhe një makinë në vlerën e 200 mijë eurove. Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta 3 të rinj pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Po si qëndron historia e tyre? Agallija, Lamaj dhe Hamataj në vitin 2011 kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro. Referuar të shkrimeve të bëra në atë kohë në media, apartamentet janë blerë në datat 13-20 qershor 2011, vetëm pak ditë pasi këta persona kanë marrë, përmes pengmarrjes, shumën prej 1.3 milionë eurosh nga ana e familjarëve të mjekut grek. Mjeku 67- vjeçar Manolis Karamolegos u mor peng teksa po punonte kopshtin e tij, në zonën e Stamatas. Pasi është rrëmbyer është dërguar në një zonë të thellë dhe malor në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizuar. Ato e lanë të lirë pengun dhe policia mundi ta marrë 67- vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrësve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë euro, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Kush janë tre të rinjtë në Fier që rrëmbyen grekun në 2011 dhe i morën 1.3 mln euro/ EMRAT

Report Tv mëson se pasuria e konfiskuar, 4 apartamente dhe 1 makinë që kapte vlerën e 200 mijë eurove u përket  Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj, Mariglen Hamataj. ndaj tyre kishte nisur një hetim pasuror pasi në vitin 2011 kishin rrëmbyer një shtetas grek pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie