FIER- 4 apartamente dhe një makinë që kushton rreth 200 mijë euro u është konfiskuar, 3 "të fortëve" në qytetin e Fierit, pasi informacioneve që kjo pasuri është siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Report TV mëson se kjo pasuri u përket Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj dhe Mariglen Hamataj.
3 apartamentet janë në qytetin e Durrësit, në lagjen 13. Më konkretisht 1 apartament ka në pronësi Çerciz Agallija, 2 Klodjan Lamaj dhe 29-vjeçari Mariglen Hamataj përveç apartamentit në po të njëjtën lagje me shokët e tij, ka edhe një makinë në vlerën e 200 mijë eurove. Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta 3 të rinj pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Po si qëndron historia e tyre? Agallija, Lamaj dhe Hamataj në vitin 2011 kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro. Referuar të shkrimeve të bëra në atë kohë në media, apartamentet janë blerë në datat 13-20 qershor 2011, vetëm pak ditë pasi këta persona kanë marrë, përmes pengmarrjes, shumën prej 1.3 milionë eurosh nga ana e familjarëve të mjekut grek. Mjeku 67- vjeçar Manolis Karamolegos u mor peng teksa po punonte kopshtin e tij, në zonën e Stamatas. Pasi është rrëmbyer është dërguar në një zonë të thellë dhe malor në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizuar. Ato e lanë të lirë pengun dhe policia mundi ta marrë 67- vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrësve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë euro, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.
Report Tv mëson se pasuria e konfiskuar, 4 apartamente dhe 1 makinë që kapte vlerën e 200 mijë eurove u përket Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj, Mariglen Hamataj. ndaj tyre kishte nisur një hetim pasuror pasi në vitin 2011 kishin rrëmbyer një shtetas grek pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.