Të arrestohesh se publikove video në TikTok, po, ndodh në Egjipt

Të arrestohesh se publikove video në TikTok, po, ndodh në Egjipt

Mawada Eladhm dhe Haneen Hossam

Pesë gra egjiptiane, përfshirë 22-vjeçaren Mawada Eladhm dhe 20-vjeçaren Haneen Hossam, u dënuan me dy vite burg  për postimin e videove në TikTok duke kërcyer të konsideruara 'të pahijshme'. Gratë gjithashtu u gjobitën me 300,000 paund egjiptianë (afërsisht 18,780 dollarë dollarë) secila për "shkelje të vlerave dhe parimeve të familjes egjiptiane".

Sipas Associated Press, deklarata e prokurorisë tregoi emrat e vetëm Eladhm dhe Hossam, duke mos përmendur tre gratë e tjera për të cilat u tha se ndihmuan në drejtimin e llogarive të mediave sociale. Avokati i Eladhm konfirmoi dënimin në "Associated Press", i cili raportoi se ndjekja penale i karakterizonte videot e Eladhm si "të turpshme dhe fyese".

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi "South China Morning Post" raportoi se Hossam, një studente e Universitetit të Kajros, u arrestua në prill pasi publikoi një video në Instagram në të cilën ajo tha se gratë mund të punonin me të dhe të fitonin para duke transmetuar në Likee me bazë në Singapor. Prokuroria publike raportohet se e përshkroi videon si "të pahijshme" dhe e interpretoi atë si promovim të prostitucionit në internet. SCMP raportoi se Hossam u la me kusht në qershor por më vonë u arrestua përsëri pasi prokurorët zbuluan prova të reja.

"Ata thjesht duan ndjekës. Ata nuk janë pjesë e ndonjë rrjeti të prostitucionit", tha ndihmësi i avokatit të Eladhm, Samar Shabana, për Associated Press.

New York Times raportoi se TikTok është përballur me reagime nga anëtarët e Parlamentit Egjiptian, të cilët argumentojnë se promovon përmbajtje imorale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Gaza, radhë kilometrike për të blerë një bukë

VIDEOLAJM/ Gaza, radhë kilometrike për të blerë një bukë