'Të bëhen burra e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë...', ja kë 'thumbon' Rama për rrugën e Thethit

'Të bëhen burra e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë...', ja kë 'thumbon' Rama për rrugën e Thethit

Rruga turistike e Thethit sapo ka nisur punimet për tu ndërtuar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe disa foto nga nisja e punimeve ku ka dhënë një mesazh për të gjithë ata persona që kishin ironizuar projektin '3D' të shpërndarë më parë për këtë rrugë.

“Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë“- shkruan Rama. 

Afati për këtë rrugë është 10 muaj dhe pritet të mbyllet në korrik të vitit 2020.

Postimi i Rames:

"JA EDHE KANTIERI I SAPONGRITUR i rrugës turistike të Thethit, ku pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës, si edhe një mbështetje të madhe banorëve të asaj zone të bekuar, të cilët edhe pse thuajse të izoluar nga bota, kanë ndërtuar me mund e mençuri një model biznesi të admirueshëm duke e kthyer traditën e mikpritjes në burim ekonomik.  

• Rruga e re nis në Qafë Thore e përfundon në qendrën e Thethit

• Afati per realizimin e punimeve 10 Muaj – Korrik 2020

• Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 21/09/2019 14:52

    Sh flm z.kryeminister per premtimin e mbajtur,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti