FIER - Policia e Shtetit ka publikuar këtë të enjte emrat dhe fotot e 17 personave me rrezikshmëri të lartë në Fier, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për t'i arrestuar. Akuzat që rëndojnë mbi të shumë kërkuarit janë për vrasje, vjedhje dhe rrëmbim personi, të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Të gjithë "Most wanted" ndodhen në arrati dhe policia iu apelon qytetarëve që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 nëse kanë informacione për ta.
Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.
Policia e Shtetit
Listën e shumë të kërkuarve të Fierit e kryesojnë dy të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Engjëll Ibrahimi dhe Flamur Mustafa. Lista vijon me Hasan Licaj, Sokol Hoxha, Ilir Taraj, Mane Driza, Fatos Hoxhaj, Mirjan Braka, Viktor Pelivani, Flamur Ndino, Alban Tushe, Genci Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj e Afrim Barjamaj të akuzuar për vrasje, vjedhje me pasojë vdekjen dhe rrëmbim personi. Mes shumë të kërkuarve është edhe një grua e dënuar me 25 vite burg për rrëmbim personi e identifikuar si Floresha Ndino.
Një ditë më parë policia publikoi fotot dhe emrat e 8 më të kërkuarve të Vlorës. Listën e 8 vlonjatëve më të kërkuar e kryeson i dënuari me burg përjetë për vrasje Gëzim Memeti. Sokrat Rudo, është një tjetër i dënuar përjetë për vrasje sikurse edhe Pali Gjergji, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4951
Lajme të tjera
-
I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukella prin protestën me qindra qytetarë në Kosovë
17 Prill, 14:24
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
16 Prill, 10:30
-
Krijohet shoqëri aksionere për menaxhimin e inceneratorit të Fierit! PD e Bashës kundër: Rithemelimi pazare me PS-në në Këshillin Bashkiak
15 Prill, 15:27
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
-
Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'
15 Prill, 09:15
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
‘Vendimi i padrejtë’, 63-vjeçari në Lushnjë tenton të godasë gjyqtaren, arrestohet nga policia
13 Prill, 12:22
-
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, i moshuari dërgohet në spital me plagë të rënda
13 Prill, 08:42
-
Aksident tragjik në fshatin Bidaj, automjeti del nga rruga dhe 58-vjeçari humb jetën (EMRI+VIDEO)
12 Prill, 16:16
-
Policia e Shtetit marrëveshje me Policia Bashkiake, Veliaj: Tirana e 1 milionë banorëve dhe mbi 10 milionë turistëve, shumë herë më e sigurt
12 Prill, 14:36
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje
12 Prill, 12:27
Policia genjen BUKUR PO NUK fdheh BUKUR .FIERI ka20017 killer me BIZNESE NE BASHKI DHE prokurori.Fillo NGA prokuroret e gjyqtaret QE KANE miliarda PO triliona prona DHE banka QE no Arran hoxha PO as ENVER hoxha Nik JA del dot .As LLESHI NIPI I HAXHI LLESHIT .KURRE .FILLO NGA ILIR DUSHI QE VRAU ARTISTIN E FIERIT DHE JETON I LUMTUR ME VEZEIREN AVOKATE FALLSIFIKATORE .CAPOT E FIERIT AS AMERICA NUK U VJEN DOT ANES .TANI JANE NE SOFREN E RAMES .
PërgjigjuNjeri nga keta eshte ne nje burg te evropes i denuar me 30 vjet e ju r nxirni ne kerkim le qe po te ishte jasht skishit per ta njof kurr se eshte komplet ndryshe nga kjo foto qe keni nxjer ju
Përgjigju