Të dënuar për kanosje, vrasje dhe drogë! OFL 'zhvendoset' në Korçë, u kërkon llogari për pasurinë 4 subjekteve

Të dënuar për drogë, vrasje, kanosje për dhënie pasuri dhe trafikim të lëndëve narkotike, këto janë akuzat që rëndojnë ndaj  4 'të fortëve' që duhet të justifikojnë brenda 48 orëve pasurinë e tyre. Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur këtë herë në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, duke u dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë 4 subjekteve, konkretisht Erion Llapushi, Arben Pilinci, Theodhor Dhamo dhe Vangjel Zguri.

Erion Llapushi

Të katër personave, të cilëve i është dorëzuar formulari ku do të japin llogari për pasuritë e tyre, janë emra të njohur për drejtësinë dhe të dënuar më parë prej saj për krime të rënda.

Një nga personat që ka rënë në 'sitën' e OFL-së është Erion Llapushi, banues në Pogradec të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Llapushi, 31 vjeç ka qenë dënuar më parë edhe për "Plagosje të rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve dhe të municioneve".  Në 2019 Llapushi është arrestuar pasi kanë kërcënuar për dhënie pasurie disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve në maj të 2018 në qytetet e Pogradecit dhe Korçës. Ai akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përmes shantazhit e dhunës ka detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci ti dhurojnë aksione në kompanitë e tyre. Në dokumentet e sekuestruara, rezulton se ai kishte tjetërsuar një pjesë të aksioneve duke ua dhuruar personave të tretë gjithashtu me precedentë penal. Llapushi ra në pranga në shkurtin e 2019-ës pasi dy vëllezër biznesmenë informuan në dhjetor te vitit 2018 prokurorinë për kërcënimet dhe kërkuan ndihmë nga institucionet pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve.

Një tjetër person, i cili ka 48 orë për të deklaruar pasurinë e tij është Arben Pilinci, banues në Korçë i shpallur fajtor për “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”. Pilinci në vitin 2016  u përfshi në trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, në kohën kur ishte kryeplaku i fshatit Podgorie në qarkun e Korçës, edhe pse i dënuar për vrasje. Ai reklamonte jetën e tij luksoze, mes makinave e parave.  

Theodhor Dhamo, banues në Korçë është një tjetër subjekt që duhet të jap llogari për pasurinë  e tij në OFL dhe ka qenë i dënuar nga gjykata e Korçës për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Subjekti i katërt është Vangjel Zguri, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Lartë Tiranë për Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Velo: 15/05/2020 14:19

    Po në Vlorë.. Apo keni frikë

    Përgjigju
    • Vlora: 15/05/2020 15:47

      Velo Vlora do behet vendi me i bukur ne Evrope. Te gjithe ata qe kane do vine ne Vlore jemi si zvicra e ballkanit ne.

  • Shef titi: 15/05/2020 12:17

    Po nga burreli kur do vini Ofl se ka dhe ketu kriminela me pasuri e madhe

    Përgjigju
    • O shef titi: 15/05/2020 13:55

      Pse ne burrel kush Jan kto me pasuri kaq te madhe? Jane te forte e burrelit apo jo. Po KY malaj I bashkise esht nje nga te forte ne burrel apo se pyt kush aty

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet