Të dënuar për vrasje dhe terrorizëm/ OFL u kërkon justifikimin e pasurisë 3 të dënuarve në Lezhë

Të dënuar për vrasje dhe terrorizëm/ OFL u kërkon justifikimin e pasurisë 3 të dënuarve në Lezhë

Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë, tre të dënuarve në Lezhë e Mirditë, për vepra të ndryshme kriminale.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim të dënuarve:

Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja