Nga ekzekutimi i Elton Çiços në Bllok te vrasja e balerinës...kush janë tre të 'rrezikshmit' në kërkim që policia kërkon ndihmën e qytetarëve t'i arrestojë

TIRANË- Uniformat blu kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim prej vitesh. Mes tyre edhe Jani Alinë,i dënuar me burgim përjetë, por që nuk ka bërë asnjë ditë burg për një nga vrasjet që ka tronditur kryeqytetin rreth 4 vite më parë. Më konretisht, më 1 maj të 2016 ku Jani Alia vrau Elton Çiçon në lokalin "De Niro" në zonën e ish-bllokut. Ai është dënuar Jani Alia me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Sokrat Ruda është një tjetër person i cili rezulton të jetë në kërkim që prej vitit 1995, më konkretisht 8 qershor. Ruda ka qëlluar rreth 25 vite më parë për vrasje për motive xhelozie Z. D. në lagjen "Isa Boletini". Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

 I dënuari me burg përjetë është edhe  Artur Kuliçi. Burime zyrtare bëjnë me dije se në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri balerinën Sonila Tafa, tek lokali “Dream City”.

Balerina e vrarë

Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe "Armëmbajtja pa leje.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorme: 08/02/2020 14:47

    Vlore Tepelënë dhe perseri Vlore

    Përgjigju
    • daltonizmi i qyteteve: 08/02/2020 16:35

      i befsha jeten. edhe tropoja Vlore te duket...apo mqs eshte km andej?!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën