Të dielën pak orë para protestës së opozitës zbarkon në Tiranë shefi i NATO-s

Të dielën pak orë para protestës së opozitës zbarkon në Tiranë shefi i NATO-s

Ditën e diel pak orë para protestës së shtatë kombëtare të opozitës kryeqytetin shqiptar do ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në qendër të bisedimeve padyshim që pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri. Në orën 15.20 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.

Situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar, teksa të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita jo vetëm i ka bojkotuar por ka paralajmëruar pengimin e tyre.

Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 31/05/2019 01:38

    O Tirana jo vetem Sales por edhe miqve te tij Vucicit dhe Putinit. Rrofte NATO dhe SHBA.

    Përgjigju
  • Tirana: 30/05/2019 23:15

    Po i vjen fundi Sales!! Rrofsh o Meta qe na ftove!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur