Të fundit nga merkato/ Tifozët e Paris SG dalin kundër blerjes së Pogba-s, Juve refuzon 100 mln euro për Chiesa-n! Griezman del në shitje

Poul Pogba dhe Paris SG janë shumë afër marrëveshjes për transferimin e lojtarit në Parc des Prince. Mesfushori që aktivizohet me Manchester United ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me ‘djajtë e kuq’ dhe nuk ka pranuar të rinovojë, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin parisien.

Tani mbetet për t’u arritur akordi mes klubeve, me Manchester United që kërkon deri në 70 milionë paund, ndërsa Paris SG tani është ndalur në 43. Ndërkohë që klubet punojnë për të gjetur marrëveshjen tifozët e Paris SG kanë dalë kundër këtij transferimi për një deklaratë të Pogba-s në 2018 kur ai mohon çdo mundësi për t’u transferuar te Paris SG, pasi prindërit janë tifozë të Marseille-s. Në një banderolë të vendosur në qytet tifozët shkruajnë: ‘Pogba dëgjoje nënën tënde. Ajo nuk të do këtu, kështu që as ne’.

Ndërkohë në Itali raportohet se Juventus ka hedhur poshtë një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin Frederico Chiesa, i cili shkëlqeu në kampionatin Europian. Sipas gazetës italiane ‘Republica’ Liverpool ka ofruar shifrën e çmendur për italianin, i cili në rast se do shkonte në Angli do bëhej lojtari I dytë më i shtrenjtë në historinë e Premier League pas Poul Pogba-s.

Sakaq nga Spanja është raportuar se drejtuesit e Barcelonës kanë pranuar publikisht se dëshirojnë të shesin Antoine Griezman. Për francezin kërkohen deri në 60 mln euro, por pavarësisht se francezi pëlqen rikthimin te Atletico Madrid këta të fundit kanë mohuar interesimin. Për sulmuesin gjithsesi e interesuar është edhe Juventusi, që nuk është i bindur ende për Alvaro Morata-n.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë