Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Karkaleca me hudhër e krem dhe Krem maskarpone me kumbulla të marinuara

Receta e parë: Karkaleca me hudhër dhe krem

Përbërësit:

500 gr karkaleca

3 thelpinj hudhër

2 lgj vaj ulliri

200 ml krem pana

100 ml lëng perimesh ose pule

1 lk hudhër pluhur

1 lk erza të thata mix

30 gr  parmixhan i grirë

200 gr spinaq

30 gr domate të thata

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim spinaqin në ujë të valuar me kripë për 1 minutë. Në një tigan ngrohim vajin dhe skuqim hudhrat e karkalecat për 3 minuta deri sa karkalecat të marrin ngjyrë të verdhë. I largojmë nga tigani dhe I lëmë mënjanë.  Në po atë yndyrë shtojmë panën, lëngun e perimeve ose të pulës, 1 lugë kafe hudhër pluhur, erzat e thata, parmixhanin e grirë në rende dhe e lëmë deri sa kremi të marrë trajtë kremoze. Spinaqin pasi e kaluam në ujë të valuar e vendosim në ujë të ftohtë, e shtrydhim dhe e presim vrazhdë.

Kur parmixhani të jetë shkrirë dhe kremi të jetë bërë homogjen, shtojmë spinaqin, domatet e thata, karkalecat dhe e shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose me makarona, sipas dëshirës.

Kjo recetë e Zonjës Vjollca kushton 1150 lekë. Sot nuk patëm një fitues, pavarësisht telefonatave të shumta, megjithatë me disa llogaritje të vogla, ju mund të bëheni fitues të 2000 lekëve të reja vetëm duke telefonuar në numrin 044 400 101.

Karkaleca me hudhër e krem

Receta e dytë: Krem maskarpone me kumbulla të marinuara

Përbërësit:

500 gr kumbulla të freskëta

5 lgj sheqer

100 ml lëng portokalli ose

1 lk lëkurë portokalli

3 lgj liker bajamesh

1/2 lugë kafe kanellë

400 gr maskarpone

100 ml krem pana

200 gr salcë kosi

150 gr biskota

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë kumbullat nga bërthamat dhe i presim ato në feta ose kubikë. Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle sheqer dhe e karamelizojmë deri sa të marrë një ngjyrë të artë. E shuajmë me lëng portokalli ose me liker bajamesh. Shtojmë kumbullat, kanellën dhe e lëmë 1-2 minuta në zjarr dhe e lëmë të ftohet.

Rrahim kremin e panës, salcën e kosit, 1 lugë sheqer, mascarpone dhe i bashkojmë në një tas. Thërrmojmë biskotat dhe I alternojmë ato me shtresa sipas preferencave tona në tasa apo në gota.

Krem maskarpone me kumbulla të marinuara

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet