Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Kek i kripur me djathë e erëza dhe Supë krem me presh e avokado

Kek i kripur me djathë dhe erëza

Përbërësit:  

3 vezë

1 filxhan çaji kos

1 filxhan çaji vaj Olim

1 filxhan çaji qumësht

1 lugë çaji sheqer

4-5 filxhan çaji miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

1/2 lugë çaji sodë buke

1/2 lugë çaji kripë

100 gr djathë i bardhë

1/2 tufë koper

1/2 tufë majdanoz

Susam

12-15 kokrra ullinj

Përgatitja:

Vendosim në një tepsi letër pjekje dhe lyejmë tavën me pak gjalp dhe e spërkatim atë me susam.

Në një tas rrahim 3 vezë, shtojmë kosin, e përziejmë me vezët, shtojmë vajin, qumështin, pak sheqer.

Në një tjetër tas përziejmë produktet e thata, miellin, pluhurin pjekës dhe sodën e bukës. Më pas i shtojmë pak nga pak tek tasi me vezë dhe qumësht, e trazojmë dhe shtojmë pak kripë dhe djathin e thërmuar si dhe erëzat, majdanozin dhe koperin pasi i kemi përzier mirë. Vendosim brumin duke e niveluar në një tepsi. Vendosim sipër disa ullinj dhe e vendosim në furrë, në temperaturë 190 gradë Celsius, për 35 minuta.

Supë krem presh me avokado

1 lugë gjelle gjalp

4 presh mesatarë

Arrëmoskat

Kripë

2 patate mesatare

Piper i zi

1 litër lëng pule

4 lugë gjelle krem pana

1 avokado

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin në tenxhere dhe pasi të kemi larë dhe prerë hollë preshët, i shtojmë në tenxhere dhe i kaurdisim pak për 5 minuta. Spërkatim pak me arrëmoskat dhe kripë dhe vazhdojmë përzierjen.

Patatet e qëruara i presim në copëza të vogla me qëllim që të ziejnë shpejt, i shtojmë në tenxhere, shtojmë piper dhe lëngun e pulës.  Më pas shtojmë edhe 4 lugë gjelle krem pana. Vendosim kapakun dhe lëmë supën të ziejë për 15-20 minuta.

Pasi të jenë zierë mirë preshi dhe patatja e kalojmë supën ne blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Presim avokadon në kubikë të vegjël, i spërkatim me pak lëng limoni dhe kur ta servirim supën, shtojmë në të ¼ e avokados në kubikë në pjatë.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët