Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Kulaç me miell misri e djathë dhe Mish qingji me qepë të njoma

Kulaç me miell misri dhe djathë

Përbërësit:

3 vezë

1 gotë vaj

1 1/2 gotë kos

1 lugë çaji kripë

500 gr miell misri

1 pako pluhur pjekës

250 gr djath i bardhë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, shtojmë vajin, e përziejmë së bashku me kosin duke I përzierë dhe duke shtuar kripë.

Shtojmë miellin pak nga pak dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri ose tel vezësh, pluhurin pjekës dhe përziejmë mirë derisa të na formohet një brum që derdhet nga luga.

Shtojmë djathin e thërrmuar dhe e përziejmë mirë.

Ngrohim tepsinë me vaj në furrë dhe nxjerrim tepsinë duke shtuar brumin në të. E lëmë të piqet në furrë, në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25 minuta.

 

Mish qingji me qepë të njoma

Përbërësit:

800 gr mish qingji

1 kg qepë të njoma

1 1/2 lugë gjelle oriz

2 tufa majdanoz

1 tufë koper

Pak nenexhik

50 gr salcë domate

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e mishit, shtojmë 2 gota ujë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare.

Në një tigan me pak vaj kaurdisim pak qepën derisa t’I bjerë volumi, jo të skuqet. Shtojmë salcën, e kaurdisim së bashku dhe e skuqim pak me lëng nga mishi që zien.

Shtojmë qepët mbi mish dhe erëzat të grira. Shtojmë kripë dhe piper, orizin dhe I trazojmë ngadalë. E lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa mishi të ziejë dhe gjella të mos ketë shumë lëng.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023