Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Lakror me pulë dhe Supë brokoli me krem djathi

Lakror me pulë

Përbërësit:

Brumi:

500 gr miell

1 lugë çaji kripë

1 lugë gjelle vaj

250-300 ml ujë

Mbushja:

1 pulë

600 gr qepë të thata

Vaj

100 gr oriz

1 domate

2 ½ filxhan lëng pule

2 gjethe dafinë

1 lugë kafe nenexhik i thatë

3 kokrra vezë

Përgatitja:

Në një tas sitim miellin, shtojmë kripën, vajin, ujin e vakët dhe fillojmë të punojmë brumin derisa të formohet një brum i lidhur që nëse e presim në thikë brenda të jetë plot me pore. E lëmë brumin të pushojë.

Pastrojmë pulën dhe vendosim thela thela në tenxheren ku po zien uji. Shtojmë kripën dhe e lëmë pulën të ziejë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kavardisim qepët të prera në fije, (si për sallatë) derisa të zbuten dhe të zverdhen. Shtojmë orizin të shpëlarë paraprakisht dhe e trazojmë disa herë. Shtojmë domaten në rende dhe i kavardisim së bashku. Më pas shtojmë lëngun e pulës së bashku me një gjethe dafine, copat e mishit të pulës dhe i lëmë të ziejnë. Kur të mos ketë më më lëng e largojmë dhe e lëmë të ftohet. Shtojmë nenexhik dhe 2 vezë të plota dhe e përziejmë mbushjen mirë.

Ndajmë brumin në pjesë të vogla dhe i hapim pak, në Rreze 20 cm. I bashkojmë duke i lyer me vaj nga 3 kulaçë, për një petë. E hapim dhe pasi e lyejmë tepsinë, e vendosim duke i lënë anët shumë të dalin jashtë tepsisë. Vendosim tre peta të tilla, pra 3 petë nga 3 kulaçë, ku anët të kenë dalë rreth 10 cm jashtë tepsie. Spërkatim petën me vaj.

Vendosim mbushjen mbi gjithë sipërfaqen e tepsisë. Thelat e mishit i grumbullojmë afër qendrës. Kthejmë anët e gjera e të plota, një të verdhë veze, shtojmë një lugë ujë dhe lyejmë komplet mbushjen nga jashtë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë, për 20 minuta.

Supë brokoli me krem djathi

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalp

½ qepë

1 degë selino

2 karrota

600 gr brokoli

800 ml lëng pule

Për kremin e supës:

40 gr gjalp

40 gr miell

2 gota qumësht

150 gr djathë (cheddar)

½ lugë kafe arrëmoskat 

Piper i zi

Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe kavardisim mirë gjysmën e qepës të prerë në kubikë të vegjël.

Shtojmë selinon në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë trazojmë që të mos na marrë ngjyrë. Shtojmë karrotat dhe vazhdojmë përzierjen për 3 minuta.

Presim brokolin në lule sa më të vogla dhe e shpëlajmë mirë, më pas e shtojmë në tenxhere, e përziejmë së bashku me perimet e tjera dhe shtojmë në të 800 ml lëng pule të nxehtë dhe i përziejmë.

Lëmë perimet të ziejnë për 6-7 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin e djathit.

Shkrijmë gjalpin dhe kavardisim miellin derisa të zverdhet. Shtojmë qumështin e ngrohtë të aromatizuar me arrëmoskat dhe i trazojmë vazhdimisht me tel dore. (Qumështi shtohet gradualisht.)

Shtojmë djathin Cheddar të grirë në rende e përziejmë derisa kremi beshamel të marrë një trajtë kremoze.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona