Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Pite me kungull e djath me tërshërë dhe Burani me spinaq e mish

Receta e parë: Pite me kungull dhe djath me tërshërë

Përbërësit:

4-5 kokrra vezë

600 gr kungull të njomë

1 karrotë

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle majdanoz

1 lugë gjelle kopër

4 lugë gjelle salcë kosi

1 filxhan ccaji tërshërë

3-4 lugë gjelle miell

1 lugë kafe pluhur pjekës

250 gr djath i bardhë

Kripë dhe piper i zi

1 filxhan kafe vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë dhe presim në kubikë shumë të vegjël me brinjë 0,5 cm kungujt. Karrotën e presim në rende, hudhrën e presim imët dhe I vendosim në një tas. Rrahim vezët e plota në një tas të madh. Shtojmë kripë, vaj, perimet e grira, djathin e thërrmuar, majdanoz, kopër dhe I përziejmë me vezën. Në fund shtojmë tërshërën e grirë në miell, pluhurin pjekës, miellin dhe I përziejmë me lugë druri deri sat ë formohet një brumë I trashë. Shtojmë salcën e kosit dhe brumi lërohet deri sa mund të derdhet nga luga.

Lyejmë një tepsi me vaj dhe e pudrosim me miell. Shtrojmë brumin e përgatitur dhe e vendosim në furrën e parangrohur 190ºC për 30 minuta.

Pite me kungull e djath me tërshërë

Receta e dytë: Burani me spinaq dhe mish

Përbërësit:

500 gr mish viçi ose qingji

1 kokërr qepë

1 tuf qepë të njoma

½ gotë oriz

2 domate

3-4 gota ujë të valuar

kripë+ piper i zi

800 gr spinaq

2 lgj kopër të grirë

2 lgj nenexhik të grirë

vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e prerë në copa. Shtojmë kripë e piper të zi dhe e kaurdisim deri sa ti japim ngjyrë dhe të gatuhet plotësisht. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të bëhet transparente. Shtojmë qepëte njoma të prera në unaza të holla, orizin e shpëlarë dhe I trazojmë së bashku deri sa qepa të ulë volumin e saj. Shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në kubikë. Shtojmë ujin  e valuar dhe e lëmë orizin të ziejë për 12 minuta. Në fund, 2 minuta para se të largojmë buraninë nga zjarri shtojmë spinaqin , erëzat dhe e shërbejmë buraninë të ngrohtë.

Burani me spinaq e mish

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike