Të gjithë kundër Kinës...Josep Borrell-BE-së: Strategji më e fuqishme ndaj Pekinit

Të gjithë kundër Kinës...Josep Borrell-BE-së: Strategji më e fuqishme ndaj Pekinit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell i bëri thirrje BE-së që të zbatojë një “strategji më të fuqishme” ndaj Kinës.

Borrell, tha në një video-konferencë me ambasadorët gjermanë, se analistët “kanë folur për një kohë të gjatë për përfundimin e sistemit të udhëhequr nga Amerika dhe ardhjen e shekullit aziatik”.

“Kjo, po ndodh tani para syve tanë”, tha Borrell.

Ai tha se pandemia e koronavirusit mund të shihet si një pikë kthese në transferimin e energjisë nga perëndimi në lindje dhe se “presioni po rritet ndaj BE-së që të zgjedhë njërën palë”.

Sipas tij, vendet anëtare të BE-së duhet të ndjekin interesat dhe vlerat e tyre dhe “të shmangin instrumentalizimin nga njëra ose ana tjetër”.

Megjithatë, ai tha se ngritja e Kinës është “mbresëlënëse”, por që marrëdhëniet aktuale midis Brukselit dhe Pekinit, nuk bazohen gjithmonë në besim, transparencë dhe reciprocitet.

“Ne kemi vetëm një mundësi, që të bashkëpunojmë me Kinën me disiplinë kolektive”, tha Borell, duke shtuar se samiti i ardhshëm BE-Kinë, në vjeshtë, mund të sigurojë një mundësi për këtë.

Duke folur në të njëjtën konferencë online, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas përsëriti nevojën për transparencë më të madhe nga Kina, një temë që është bërë aktuale, pas kritikave nga shumë vende të botës, në lidhje me trajtimin që i ka bërë Kina pandemisë së koronavirusit.

Në korrik, Gjermania merr në udhëheqje presidencën e rradhës së Këshillit Evropian.

Më herët vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë identifikuar një “konvergjencë të dezinformimit” midis Kinës, Iranit dhe Rusisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin