Të hënën përballja, trajneri i Polonisë: Shqiptarët i vlerësojmë shumë, por do vendosim ne!

Të hënën përballja, trajneri i Polonisë: Shqiptarët i vlerësojmë shumë, por do vendosim ne!

Trajneri i Polonisë Fernando Santos

Fernando Santos e nisi me disfatë aventurën te Polonia, kombëtarja që do jetë kundërshtari i Shqipërisë të hënën në Varshavë për eliminatoret e Europianit. Gjithsesi portugezi nuk e ka bërë dramë dhe thotë se përballë kuqezinjve do të rikuperojnë pavarësisht se skuadrën e Sylvinho-s e vlerëson shumë.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.

Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu,”- u shpreh Santos.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa: 27/03/2023 16:58

    Pa' diskutim humbje . Edhe PSE nuk me bahet qefi.Polaket Kane ma shume kualitet.

    Përgjigju
  • Preng Sherri: 26/03/2023 17:25

    Humje e sigurte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale