Të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, Gjykata sekuestron pasurinë prej 5 mln eurosh të vëllezërve Sokol e Elson Marku

Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë me vlerë prej 5 mln eurosh të dy vëllezërve Sokol dhe Elson Markut të cilët po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie e parave me fajde dhe tregti makinash.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, gjykata ka ekzekutuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro.

Policia njofton se disa prej pasurive janë përfituar nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

 Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Sipas hetimeve nga Prokuroria, dy vëllezërit Marku, që prej vitit 2008 e deri në vitin 2015, kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të ndryshme të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca. Këto vlera ata i investonin në blerjen dhe shitjen e makinave luksoze.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pasuria e tyre ishte regjistruar në emër të personave të tretë, kryesisht familjarë e rreth shoqëror. Në emër të dy vëllezërve Marku ishin të regjistruara vetëm disa automjete.

Në vitin 2013, Sokol Marku u arrestua në Shqipëri teksa kthehej nga Italia. Sapo ka shkuar pranë pikës së kontrollit të pasaportave në aeroport, 32-vjeçari është marrë për një verifikim dhe më pas u vendos në dijeni se do arrestohej pasi rezultonte person në kërkim për një dënim të dhënë nga seksioni penal i Gjykatës së Tiranës.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi