Të hiqet TVSH-ja e importit për drutë e zjarrit, deputeti i PS-së: Ne djegim 2 milionë metër kub dru në vit

Nuk ka mjaftueshëm dru për familjet shqiptare. Këtë shqetësim e ka ngritur Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Konomi. Zgjidhjen ai e sheh në përjashtimin e pagesës së TVSH-së në importin e lëndës drusore për zjarr. Këtë propozim e ka depozituar në kuvend. Nisma ligjore propozon ndryshimin e ligjit për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

Sipas relacionit shoqërues  gjatë një viti me dimër të fortë konsumi kombëtar vjetor i lëndëve drusore për ngrohje, mund te arrije deri ne 2 milion m3 ne vit.

“Shqipëria është një prej vendeve me konsumin me te larte ne bote te druve te zjarrit për ngrohje dhe gatim gjate dimrit, ne raport me popullsinë. Qarku me konsumin me te madh, përllogaritet te jete Korça, e cila është përgjegjëse për konsumin e afërsisht 1/4 të kësaj sasie. Ndërkohe, pyjet e Shqipërisë kanë filluar të jenë deficitare në raportin vjelje-mbjellje, qysh prej fillimit te viteve '80”.

Sipas arsyetimit të deputetit socialist, Bashkitë që janë përgjegjëse për administrimin e pyjeve nuk janë në gjendje për të siguruar furnizim të plotë për familjet nëpërmjet proceseve të rregullta teknike pasi shumë pyje janë të dëmtuara për shkak të prerjes pa kriter dhe së dyti për shkak se nuk kanë kapacitete teknike.

Po ashtu në relacion thuhet se prerja e paligjshme e pyjeve dhe kontrabanda arrijnë në 75-80% të sasisë totale të kërkuar për ngrohje, dhe sipas Konomit, heqja e TVSH-së në import që është në nivelin e 20%, për këtë produkt do të sillte shfrytëzim më të mirë të tregut të huaj dhe kryesisht të atij rajonal për tu furnizuar me dru zjarri për ngrohje si dhe do të ulte kontrabandën.

Sa i takon çmimeve, bë relacion thuhet se duke hequr TVSH-në, do ta bënte konkurrent çmimin e importit dhe nuk do të përbënte diferencë me çmimin e prodhimit vendas. Në vendin tonë një metër kub dru zjarri kushton 4500 lekë, por që çmimi ka ndryshuar vazhdimisht në varësi të istokut që kanë pasur pikat e grumbullimit dhe në varësi të qyteteve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/06/2020 21:17

    Populle i keqe neandërtal akoma ngrohet, lahet dhe gatuan me dru. I shkaterruan pyjet dhe natyren qe u shkaterrofshin nga mendte të shpëtojmë , plera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen