Të karantinuarit në Durrës shijojnë detin nga ballkonet, hoteli i blinduar, ushtarët të armatosur deri në dhëmbë (VIDEO)

Report Tv ka bërë sot një vëzhgim në dy hotelet te Shkëmbi i Kavajës në Durrës ku janë vendosur 200 shqiptarët që u kthyen dy ditët e fundit nga vendet e Europës me ‘Air Albania’-n në operacionin e nisur nga e qeveria. Rregullat në dy hotelet janë strikte, tek dera qëndrojnë dy ushtarë me kallashnikov në dorë që nuk lejojnë hyrje daljet e paautorizuara. Gjithçka për të karantinuarit ofrohet nëpër dhoma, ndërsa një përfaqësues i ISHP-së ndjek të gjithë ecurinë. Gazetari i Report Tv në Durërs Artur Korriku raporton se disave prej të karantinuarve u janë marrë tamponët. Personat që janë sistemuar në hotele janë në dhoma të ndryshe, teke ose dyshe.  Në pamjet e siguruara nga Report Tv në ballkonet dhe dritaret e hoteleve duken të karantinuarit që po shijojnë detin në izolimin e detyruar. Pas 14 ditëve në karantinë dhe pas tamponëve ata do të lejohen që të bashkohen me familjen.

1587374528_hotelidurres.jpg


Lajmi kryesor:

Riatdhesohen 230 shqiptarë nga Italia, do vetëkarantinohen në hotelin e 'blinduar': Kam shtëpi në Durrës e do fle në Golem...Absurde!


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?



×

Lajmi i fundit

John

Foreign Policy: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër