'Të marrin armët dhe të ngrihen' Meta: Shqiptarët kanë vetëm tre rrugë

Ilir Meta bëri një deklaratë shumë të fortë drejtuar shqiptarëve nga konferenca e sotme e jashtëzakonshme. Ai tha se nuk do të lejojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga pushteti, por nëse ndodh një gjë e tillë, Presidenti u shpreh se popullit i ngelen vetëm tre rrugë. Meta gjithashtu aludoi për një bashkëpunim të Dvoranit me mazhorancën kur komentoi miratimin e rezolutës sot në Kuvend.

"Duan t’i dalin në mbrojtje atij (Ardian Dvorani) me rezolutë, kuptohet se kjo është normale pasi ai nuk i ka bërë padashje këto veprime. Këto janë shumë të mirëdokumentuara se çdo gjë është e qëllimshme. Përse? Për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese sepse të gjitha i kanë kapur. 

Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë. Ose njerëzit të marrin armët për ndryshim, që është e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të treja të papranueshme, por ato dy të fundit tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses" tha ai.


Lajmi kryesor:

Ngërçi në Kushtetuese/ Meta: Të hënën kallëzoj penalisht kreun e KED! Armët, një nga tre rrugët që ka populli (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali