Të martën finalja e Kupës kundër Laçit, kapiteni i Vllaznisë: Europa na ka krijuar presion! Kukësi prezanton Gegën, trajneri: Duam titullin

Të martën në ‘Air Albania’ do luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit në orën 19:00. Për kurbinasit që drejtohen nga Shpëtim Duro nëse ia dalin do ishte hera e tretë që fitojnë Kupën, ndërsa për shkodranët ka një rëndësi tjetër pasi përveç trofeut është edhe mundësi a e vetme për të shkuar në Kupat e Europës, pasi kampionatin e mbyllën në vendin e pestë.

“Futbollistët duhet të kenë presion që të futen në fushë me fitu ndeshje. Pas sfidës do mendojmë për gjërat e tjera (kualifikimi në europë) dhe tani dihet se ka dy rezultate në lojë,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Është e vërtetë që stadium Air Albania ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ka qenë një ndeshje tjetër, ndërsa kjo është tjetër. Vitin e kaluar i kishim siguruar kupat e europës dhe ishim më të qetë,”-u shpreh Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë.

Nga ana tjetër humbja e Vllaznisë do ishte lajmi shumë i mirë për Kukësin, pasi verilindorët që sot prezantuar rikthimin e trajnerit Gega, e kanë mundësinë e vetme për Kupat e Europës.

“Është përgjegjësi shumë e madhe dhe ndjehem shumë i respektuar. Besoj se me punë, përkushtim dhe korrektësi maksimale të shkojmë atje ku Kukësit i takon,”- deklaroi Skënder Gega, trajner i Kukësit.

“Unë besoj dhe kam bindje se me trajnerin e ri, aksionerin e rid he hallkat e tjera të klubit duke bërë një reform të thellë në ato pika ku ka çaluar ekipi i Kukësit, do kemi rezultat,”- tha Safet Gjici, president i Kukësit  

Sezonin e ardhshëm Kukësi pretendon të jetë skuadra kryesore që lufton për titullin kampion.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë