“Spiderman”, loja që ka marrë një përhapje masive në rrjetet sociale po shndërrohet në një rrezik serioz pasi është parë të luhet edhe në rrugët e qyteteve tona nga adoleshentë.
Një grup të vegjlish të moshës 12-13 vjeçare bllokuan rrugën në Lungomare në qytetin e Vlorës teksa luanin këtë lojë pa u shqetësuar nga prezenca e automjeteve që kalonin në këtë aks.
Edhe pse është mbrëmje adoleshentët shihen teksa luajnë lojën në grup duke u dalë para automjetev, drejtuesit e të cilëve herë pas here përpiqen t’i tërheqin vëmendjen duke ngadalësuar shpejtësinë.
Por kjo nuk përbën aspak shqetësim për të rinjtë të cilët mesa duket janë të vendosur për realizimin e sfidës, dhe pa marrë parasysh që kjo lojë mund të sjellë kërcënim serioz për ta.
Sociologët shpesh herë kanë ngritur shqetësim për lojërat e rrezikshme që po luhen nga fëmijët një prej të cilave është edhe ‘Spiderman’, prej së cilës ka patur disa të lënduar me dëmtime serioze.